Në kulmin e vënies në dyshim të efekteve të dëshiruara të Reformës në Drejtësi, apo dhe të dyshimeve se ende vijon përpjekja për ta bllokuar, ambasadorja Yuri Kim përcolli një tjetër mesazh të fortë amerikan në mbrojtjes të kësaj reforme.
Pas një takiminë ambientet e Kolegjit të Posacëm të Apelimit, ku u diskutua rreth procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe u ritheksua mbështetja e plotë e SHBA-ve gjatë vijimësisë së këtij procesi, Kim shkroi:
“Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e popullit shqiptar.
SHBA mbështet reformën në drejtësi. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat!”, tha ajo.
SHBA dhe BE janë investitorët kryesorë të Reformës në Drejtësi, e kjo i bën të jenë avokatët kryesorë të saj. /tesheshi.com/