Një tjetër javë përvëluese përgatitet në Mesdhe, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 43-44 gradë në disa rajone të Sardenjës. Si raportojnë shërbimet meteorologjike të vendit fqinj, për javën e ardhshme nuk pritet as edhe një frymëmarrje ajri të freskët. E njëjta situatë paralajmërohet edhe në vendin tonë, ku pritet që temperaturat të rriten sërish si ndodhi në mesin e korrikut.
Ndryshimi këtë herë është se pjesët veriore të vendeve mund të bëjnë përjashtim, pasi do të kenë ndonjë shi lokal dhe stuhi. Mirëpo, jugu do të përfshihet nga i nxehti afrikan e vetëm rreth dative 8-9 gusht pritet që i nxehti të lehtësohet disi, duke i stabilizuar temperaturat në një vapë pak më “normale”.
E ashtu sikundër edhe u tha, korriku i këtij viti është konfirmuar si muaji rekord më i nxehtë që kur kanë nisur të regjistrohen të dhënat. Me përfundimin e muajit, duket se korriku ka regjistruar 3.2 gradë më shumë se mesatarja e kjo anomali klimaterike e klasifikon atë si korrikun më të nxehtë ndonjëherë.
Madje, nuk bëhet fjalë vetëm për muajin korrik më të nxehtë të regjistruar, por edhe si muajin e dytë më të nxehtë në absolut, vetëm pak më poshtë sesa gushti i vitit 2003. Edhe vera e këtij viti mbetet për momentin në vendin e dytë si vera më e nxehtë e regjistruar, pas asaj të vitit 2003. /te sheshi.com/