Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Tirana, Athinës: Greqia nuk ka punë me ortodoksët shqiptarë, nuk janë nën juridiksionin e saj

by te Sheshi
22/08/2015
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 2 mins read
A A
Tirana, Athinës: Greqia nuk ka punë me ortodoksët shqiptarë, nuk janë nën juridiksionin e saj

Ministria e Jashtme Shqiptare ka reaguar ashpër pas një deklarate të zëdhënësit të MPJ greke mbi një incident të ndodhur në Dhërmi, ku ka pasur një përplasje me një drejtues të kishës ortodokse të fshatit turistik të bashkisë Himarë.

Ministria e Jashtme Greke e cilësoi këtë episode si vazhdë e shkeljes së të drejtave të njeriut.

Por Tirana zyrtare ka reaguar ashpër duke paralajmëruar Athinën.

Në vijim të interesimit të medias mbi deklaratën e zëdhënësit të MPJ greke mbi të ashtuquajturin incident të ndodhur në terrenin e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi,  zëdhënësi i MPJ të Shqipërisë Glevin Dervishi shprehu habinë dhe shqetësimin ndaj këtij reagimi të nxituar.

Shqipëria përkujdeset të sigurojë zbatimin e ligjit në tërësinë dhe pacenueshmërinë e tij.  Në raport me bashkësitë fetare, po ashtu edhe në raport me parandalimin e çfarëdolloj informaliteti dhe dallimin e tij nga shfrytëzimi korrekt i pronës private, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe aktet e tjera ndërkombëtare në të cilët Shqipëria aderon.

Në Republikën e Shqipërisë marrëdhënia midis institucioneve të shtetit shqiptar dhe institucioneve fetare janë tepër të shëndosha dhe mishërojnë frymën e bashkëjetesës unikale mes besimeve të këtij vendi.  Komiteti Shtetëror i Kulteve siguron në këtë kuadër dialogun e privilegjuar që, si çdo bashkësi tjetër, edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, e cila ka përfaqësuesit dhe zëdhënësit e saj përkatës në territorin shqiptar, gëzon me pushtetet publike.  Shqipëria është e gatshme të ndajë eksperiencën e saj të vyer me Greqinë në ketë drejtim.

Konstatojmë se qëndrimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, përbën, në këtë kontekst, një ndërhyrje në mbarëvajtjen e rendit të brendshëm civil, administrativ dhe gjyqësor të Republikës së Shqipërisë. Po ashtu, ai paragjykon në mënyrë të njëanshme dhe eksesive angazhimin e kahershëm të Greqisë për të shoqëruar integrimin evropian të Shqipërisë, të mbështetur nga partnerët e tjerë evropianë, gjë e cila bie ndesh edhe me praktikën e konsultimit dhe qasjes së përbashkët të problemeve mes vendeve qe ndajnë të njëjtën aspiratë evropiane.

Ky qëndrim,  është larg frymës së bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Greqisë, të cilën kishte për qellim të promovonte takimi i fundit i Ministrave Bushati – Kotzias. Ai është larg çdo parimi dhe praktike ndërkombëtare që orientojnë marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve sovrane si dhe normave dhe frymës së bashkëpunimit evropian dhe fqinjësisë së mirë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë shpreson se deklarata e djeshme, e cila në asnjë mënyrë nuk mund të shihet si qëndrim i një autoriteti që ushtron garanci morale apo kanonike mbi Kishën ortodokse autoqefale shqiptare dhe besimtarët e saj, do të mbetet vetëm një insinuatë e izoluar në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-greke.​

/tesheshi.com/

Tags: athineperplasjetirane

Related Posts

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore
Sociale & Shoqëri

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare
Gjeopolitikë

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?
Sociale & Shoqëri

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
Next Post
Ministri Kujtim Shala nis kampionatin e Kosovës në Futboll: shqelmon topin e parë

Ministri Kujtim Shala nis kampionatin e Kosovës në Futboll: shqelmon topin e parë

Futbollisti me mbiemrin e çuditshëm: “Pi ujë”…dhe që po pi ujë

Futbollisti me mbiemrin e çuditshëm: “Pi ujë”…dhe që po pi ujë

Disa gabime që çdo person bën me furçën e dhëmbëve çdo mëngjes e mbrëmje

Disa gabime që çdo person bën me furçën e dhëmbëve çdo mëngjes e mbrëmje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni