Nëse tifozët e Realit të Madridit ndikojnë ose jo tek vendimet e klubit, kjo do të shihet nëse preferencat e tyre për merkaton, do të merren ose jo në konsideratë nga presidenti Perez.
Në një sondazh të fundit mbi propozimet e tifozëve për repartin ku duhet ndërhyrë dhe lojtarin që do të donin, të gjithë kanë pranuar në unison se sulmi është reparti më problematik.
Ndërsa për preferencën mbi sulmuesin që duan, shumica e mbështetësve të Realit, janë për Harry Kane si pykë për skuadrën. Në vendin e dytë në dëshirën e tifozëve të Galaktikëve, është Neymar, ndërsa në të tretin, Mbape.
Në Madrid këto gjëra historikisht janë mbajtur në vëmendje, për më tepër kur shihet qartë se Benzema duhet “të vendosë syze” për të parë portën, pasi ka shënuar aq pak, sa nuk mbahet mend kur. /tesheshi.com/