Një mision kinez ka shkelur për herë të parë në anën e errët të Hënës, duke shënuar kështu një çast historik të konsideruar si revolucionar në eksplorimin e hapësirës.
Të gjitha misionet e mëparshme janë drejtuar në anën që shohim nga Toka.
Të enjten në orën 4:26, sonda Chang’e-4 preku polin jugor të Hënës, sipas mediave shtetërore.
Menjëherë pas zbritjes, u ofruan fotot e para të anës së errët nga sateliti Quegiao.
Ana e errët e Hënës nuk mund të shihet nga Toka dhe është mjaft e paeksploruar.
Anijet hapësinore kanë parë anën e errët të Hënës në të kaluarën, por asnjëra nuk kishte zbritur deri më tani aty.
Kjo “hap një kapitull të ri në eksplorimin njerëzor të Hënës”, njoftoi media shtetërore.
Detyrat misionit Chang’e-4 është vëzhgimi astronomik, matjet e fushës hënore, përbërja e tokës etj. /tesheshi.com/