Ministri Balla tha se TikTok është bërë një gjenerues dhune, edhe asaj brenda familjes, gjatë një konference për mbrojtjen e “viktimave të krimit”.
“Unë jam i qartë për rolin shkatërrues në këtë aspak të Tik Tok-ut, si shpërndarës i pakontrolluar i dhunës dhe i dëmit që i krijon shoqërisë”, tha ministri i Rendit.
Ai potencoi në këtë aspekt inkriminimin e të rinjve që shkojnë në Angli e përfundojnë në shtëpi bari, duke ju ekspozuar krimit që më pas ju rrezikon dhe jetën.
Ndaj tha se “i bie më mirë të rritesh dele në Kukës dhe Dibër sesa të punosh me shtëpi bari në Britaninë e Madhe”. /tesheshi.com/