Nga Ylli Pata
Ditë më parë, tesheshi.com dha lajmin e një çmimi e madh që mikrofinanca kosovare, TIMI Invest kishte marrë në Paris mbi cilësinë e produktit të ofruar klientit, ku si të veçantë ka kreditimin pa kamatë, ajo që më së shumti e mundon kredimarrësin. Kjo mikrofinancë u shpall si institucioni financiar më i mirë i rajonit për vitin 2015.
Nexhmedin Kahrimani, themelues i TIMI Invest, jep më shumë detaje gjatë një interviste, si për grupin ndërkombëtar që e akordoi këtë çmim, e si për mikrofinancën që ai ka themeluar e drejton, për mënyrën krejt të veçantë të operimit të saj në treg…
Ç’përfaqson sot shoqëria që ju akordoi çmimin e madh?
Së pari ju falënderojmë shumë për interesimin dhe mundësinë që nëpërmjet këtij mediumi për herë të parë ta prezentojmë çmimin dhe kompaninë tonë që e morri atë. Ju përgëzojmë për punën dhe ju urojmë suksese si web faqe, ku nuk dominon kronika e zezë dhe e zeza në përgjithësi, por ku shpalosen të vërtetat e gjërave të mira që na rrethojnë.
Shoqëria ose kreatori i edicionit të parë të QC100 TQM, Jose E. Prieto e themeloi grupin botues JBAN në vitin 1973. Duke ju bashkangjitur edhe partnerë tjerë ndërkombëtarë në vitin 1986, ata bashkëformuan BID, aktiviteti primar i të cilit ishte i orientuar drejt promovimit të një kulture kualitative në mes të kompanive lidere ne botë.
Ekipi themelues i përbërë nga inxhinierë, fizikantë, matematicientë, ekonomistë, sociologë dhe gazetarë, vazhdon të kontribuojë me ide dhe në përmirësimin e QC100, duke dhënë gjithashtu mundësinë për të gjitha ato kompani që investojnë në procesin e përmisimit të kualitetit.
BID mometalisht është organizata private më e rëndësishme e cila prezenton çmimet në kualitet në nivelin global. Bazohet në principe solide, porsi Deming në Japoni (vetëm për kompanitë japoneze), Baldrige ne SHBA (vetëm për kompanitë amerikane), ose EFQM në Europë (vetëm për kompanitë evropiane)
BID ka marrëdhënie profesionale me kompani në 179 shtete, produktet dhe shërbimet e të cilave i ndihmojnë ato që të pozicionohen si lidere që investojnë në gjëra inovative, tekonologji, trajnime, shërbime etj.
Në bazë ç’kriteresh vlerëson ajo?
Vlerësimet për TIMI Invest Sh.a. janë bërë në fushën e kualitetit të produkteve që orfon.
Kompania jonë pranon kualitetin si faktor i zhvillimit për t’u bërë më shumë konkuruese. TIMI Invest Sh.a. është zotuar të publikoj – shfaq këtë Kulture Kualiteti me punëmarresit e vet, partnerët afaristë, klientët dhe komunitetin, mbështetur nga Modeli i Menaxhimit të Përgjithshëm të Kualitetit, QC100, principet e të cilit janë si në vijim:
- Kualiteti është rrjedhojë e vlerësimit të kënaqësisë së klientit dhe arritja e rezultateve pozitive të biznesit.
- Përmbushja e niveleve të cilësisë, të vëna nga kompania, në pajtim me Pikat QC100 të Kualitetit.
- Inkurajimi i pjesëmarrjes dhe punës ekipore në vendimmarrje.
- Përmbushja e nevojave të klientëve tanë dhe arritja e pritshmërive të tyre.
- Ofrimi i resurseve njerëzore, si teknike ashtu edhe ekonomike, për të arritur përmirsime të vazhdueshme dhe respekt për ambientin.
- Menaxhimi efikas i resurseve njerëzore për të arritur potencialin maksimal.
- Vetvdijësimi i punëmarrësve mbi rëndësinë e koncentrimit në fushat me profitabiletë aktivitetit, për të arritur rezultatet me të mira biznesore.
Arritja e këtyre shtatë principeve nga “TIMI Invest” Sh.a. do të ndikojë në avancimin më tutje të raporteve me klientët, punëmarrësit, partnerët afaristë dhe të gjithë personat tjerë të cilët përbëjnë kompaninë, ku për këtë edhe kemi marrë çmimin të cilin po e prezantojmë.
E prisnit këtë çmim, apo ishte diçka e befasishme?
Ndonjëherë njeriu kur përkushtohet ta bëjë punën ashtu si di më së miri, harron se dikush mund ta vlerësojë këtë punë të tij. Kjo ka ndodhur edhe me ne. Gjatë punës tonë jemi munduar që klienti të jetë gjithmonë i kënaqur me shërbimet tona duke e shtuar përkushtimin që në treg të sjellim risi të cilat nuk janë njohur më herët. E si mos të jetë e befasishme, që një ditë të vijë postieri te dera dhe thotë se ka një letër për ju, ndërsa brenda 5 min vjen edhe një email zyrtar i cili e thotë të njëjtën gjë sikurse edhe letra ku shkruan se “jeni të përzgjedhur që çmimin e Art Ndërkombëtar në Financa për vitin 2015 do ta merrni ju në Paris”. Heshtje dhe habi se kush po na përzgjedh në këtë rrëmujë ekonomike si pjesë e një tregu të tillë…..!!!!
Kjo ishte diçka që ne nuk e prisnim, por edhe kënaqësi që dikush ju vlerëson për punën që bëni. Kjo ka qenë sikur një fjalë e urtë që thotë: “Punën e mirë bëje dhe hidhe në det se dikur do ta gjesh”.
Sa vjet është në treg mikrofinanca TIM Invest?
Kemi filluar të punojmë në këtë projekt nga mesi i vitit 2009 duke u kujdesur që c’do detaj të projektit ta kemi sipas ligjit dhe regulloreve në fuqi. TIMI Invest është licensuar në gusht të vitit 2011 nga Banka Qendrore e Kosovës, ndërsa punën e ka filluar në tetor 2011. Tani Mikrofinanca e ka zyrën qendrore në Prishtinë, ndërsa operon ne tërë territorin e Kosovës. Kemi pas fatin që stafin e kemi professional, me përvojë të gjatë në sistemin bankar të Kosovës, kështu që edhe suksesi ka qenë i pritur. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që na kanë besuar, përkrahur dhe vlerësuar punë tone. Sot me TIMI Invest jemi lider në kreditim pa kamata në rajon.
Çfarë e dallon institucionin tuaj nga të tjerët?
TIMI Invest është Microfinancë e cila dallimin kryesor e ka se në treg nuk operon me kamata. Aktiviteti i saj është kryesisht në shit-blerjen e mallrave të ndryshme me kërkesë të klientit, të cilat ndahen – paguhen në këste të barabarta gjatë një periudhe të caktuar kohore. Para disa muajsh është bërë kërkesa në Bankën Qëndrore të Kosovës që të fillojmë operimin në bashkëinvestime, gjë për të cilën presim që të licensohemi, pasi që ky produkt bankar ekziston edhe me legjislacionin dhe rregulloret e BQK-së, ndërsa është shumë i nevojshëm në treg për një zhvillim të shëndetshëm financiar.
Ku e ka formulën e suksesit forma juaj e zgjedhur e kreditimit?
Sot në shoqerinë tone, në përgjithësi përdoret shumë fjala “ndryshe”, por pak nga shoqëria po është ndryshe; përkundrazi, ne si popull kemi aftësi të mëdha që të kopjojme shumë. Një gjë është shumë interesante, ku ne si popull krenohemi se mësojmë gjuhë të ndryshme edhe shumë shpejt, kjo është shumë mire, por kjo është aftësia e kopjimit, ndersa jemi me pak të prirur për zhvillimin e shkencave ekzakte.
Në treg kemi depërtuar suksesshëm për arsye se alternativa jonë për kreditim ka qenë e veçantë në krahasim me institucionet tjera egzistuese, gjë që ka rezultuar me një pritshmëri shumë të mirë në treg. Sot jemi institucion ku nga katër anët e trojeve tona kemi kërkesa për këtë llojë kreditimi.
Si në c’do punë ne duhet t’ia bëjmë hyzmetin dhe të jemi të përpiktë në c’do aspekt, ndërsa suksesi nuk është në dorën tonë, ajo vleresohet nga dikush tjetër, por një gjë është e sigurt: mundi nuk shkon kot.
Çfarë konsideratash ju përcollën nga afër dhënësit e çmimit?
Ata kanë qenë të befasuar me zhvillimin e këtij lloj kreditimi, ku në këtë pjesë të Ballkanit në jemi në zhvillim e sipër. Pikërisht ky aspekt ka qenë edhe shkaku që jemi përzgjedhur nga BID për çmimin e dhënë. Na ikurajuan që të vazhdojmë për shkak se ishin shumë të informuar se ky lloj kreditimi po hapet me një shpejtësi të madhe gjithandej, kështu që kemi pas vetëm fjalë mirënjohëse.
Cilat janë synimet e mëtejshme të TIMI Invest?
Po si çdo kompani, edhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi që klienti të jetë i kënaqur me shërbimet tona, që të rritemi në tregun e Kosovës por dhe me gjerë etj. I falënderojmë të gjithë ata që po na ndihmojnë në rrugën tonë dhe, falenderim të vecantë përcjellim për Bankën Qendrore të Kosovës, për mirëkuptimin dhe ndihmën e dhënë në çdo situatë. /tesheshi.com/