Të paktën 6 dekanë të fakulteteve në Universitetin e Tiiranës kanë kundërshtuar urdhërin e ministres së Arsimit, Mirela Karabina, për zëvendësimin e anëtarëve të bordeve të administrimit.
Përmes një letre, dekanët shprehin kundërshtitë e tyre mbi këtë urdhër, ndërsa kërkojnë ndërprerjen e proçesit.
Ankesa i është drejtuar kryetarit të Bordit të UT, Ervin Demo, ndërsa në të thuhet se urdhëri i ministres Karabina është jo-transparent dhe doli në një kohë që personeli i Universitetit të Tiranës është me pushime.
“Vendimi prek autonominë e Universitetit të Tiranës, dhe është bërë për të ulur reputacionin e UT,” shprehen dekanët.
Gjithashtu sipas tyre, i rëndë është dhe qëndrimi i rektorit të Universitetit të Tiranës, i cili duhet t’i kërkonte shpjegime ministres për këtë vendim të marrë. /tesheshi.com/