Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës së Kosovës, sot ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Norvegjisë.
“Gjatë qëndrimit dyditor në Oslo, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me ministrin e Jashtëm të Norvegjisë, Børge Brende, me ministrin për Zonën Ekonomike Evropiane dhe për Çështje të BE-së, Vidar Helgesen, si dhe me anëtarët e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe të Mbrojtjes të Norvegjisë në Stortinget.
Zëvendëskryeministri Thaçi do të shoqërohet edhe nga ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku”, thekson njoftimi dërguar nga MPJ kosovare.