Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, në emër të qeverisë i ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtarit të Dubait, për vdekjen e djalit të tij, Sheikh Rashid bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum, në moshën 34- vjeçare.
“Në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Sheikh Rashid bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum. Ai ishte një frymëzim për të rinjtë në të gjithë botën me përkushtimin dhe dashurinë për vendin e tij dhe me të gjitha veprat e mëdha që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij”, shkruan në telegramin e ngushëllimit, ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.
“Populli i Kosovës është me popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe në këtë periudhë të dhembjes për vendin tuaj”, ka shkruar ai./tesheshi.com/