Hashim Thaçi replikon në distancë me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiç, në lidhje me një nismë të këtij të fundit për caktimin e një dite të përbashkët të përkujtimit të viktimave në konfliktet e hapësirës ish-jugosllave.
Vuçiç tha se do ta ndërmarrë këtë nismë, duke e propozuar në samitin e ardhshëm për Ballkanin Ballkanin Perëndimor në Vjenë.
Numri dy i Qeverisë së Prishtinës dhe ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi e kundërshton këtë nismë e me anë të një postimi në Facebook replikon me Vuçiç:
““Pretendimi i lidershipit serb për relativizimin dhe rishkrimin e historisë dhe barazimin e atyre që nxitën, organizuan dhe kryen gjenocid me ata që u mbrojtën në vendin e vet nuk është njerëzore dhe nuk i shërben pajtimit. Pajtimi duhet t’i shërbejë së ardhmes dhe jo politikës ditore e spektakleve mediale”, ka shkruar ai. /tesheshi.com/