Ministri i Jashtëm, HashimThaçi e konsideroi Turqinë partnere strategjike, në një takim që zhvilloi me ambasadoren e re të këtij vendi në Prishtinë. Në pritjen e rezervuar ambasadores Kivilcim Kiliç, palët vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve.
Duke vënë në dukje se të dyja vendet gëzojnë partneritet strategjik, Thaçi theksoi se në Kosovë ka një numër të madh investitorësh seriozë nga Turqia.
Ai falënderoi ambasadoren Kiliç për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë dhënë Kosovës. Zëvendëskryeministri Thaçi i dëshiroi fillim të mbarë në detyrën e saj të re dhe uroi për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ambasadorja Kiliç u shpreh se do të jetë e përkushtuar që marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë të forcohen edhe më tutje. /tesheshi.com/