Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet një debat i nxehet lidhur me Gjykatën Speciale, në fjalën e tij zv/kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që ta votojnë themelimin e amendamentit që do t’i hapte rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Thaçi ka thënë se procesi i themelimit të Speciales është një proces jo i lehtë për Kosovën. Ai po ashtu tha se Kosova sot ka dy mundësi, themelimin e Gjykatës ose vazhdimin e saj për në OKB.
“Sot institucionet e Kosovës dhe shteti i saj është para dy opsioneve të ndryshme. Themelimin apo me vazhdimin e çështjes në këshillin e sigurimit. Për ta pastruar luftën ton dhe për të dëshmuar se ne nuk kemi asgjë për të fshehur ne duhet ta themelojmë këtë institucion të pavarur dhe ndërkombëtar”, ka thënë Thaçi /tesheshi.com/