Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mendon se ka një “moment të mirë” për të arritur një marrëveshje këtë vit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Thaçi i tha AP se ka mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si dhe premtimin e Rusisë, për të pranuar marrëveshjen midis Serbisë dhe Kosovës.
Sipas tij, ka shumë sfida që duhet të zgjidhen përmes dialogut me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së. /tesheshi.com/