Ditën e parë si President Hashim Thaçi e kaloi në qytetin e Skenderajt, duke festuar privatisht me shokë dhe disa qytetarë. I pranishëm ka qenë edhe djali i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku.
Sapo qytetarët kanë vënë re se Thaçi ka qenë i pranishëm në Skënderaj, ata kanë nisur ta urojnë e të bëjnë fotografi me të. Gëzimi shihet në sytë e qytetarëve të Skenderajit, të cilët shprehin mendimin se ai e meritonte të bëhej President, duke përmendur se ka luftuar për lirinë e këtij vendi.
Gjtihashtu qytetarët shprehen se janë të gëzuar që nuk ka ndodhur asnjë incident ditën e djeshme edhe pse ka kaluar një proces i gjatë votimi. Fitorja i ka gëzuar aq shumë saqë në këtë qytet ka pasur edhe të shtëna armesh në ajër.
Një pjesë e qytetarëve shprehen se situata politike e krijuar nga opozita as që ju intereson dhe nuk pajtohen me aksionet e opozitës. Ata bëjnë me dije se as për Zajednicën nuk ju intereson. “Thaçi është i joni dhe e meritoi të fitoi”, – shprehen qytetarët e Skënderajit. /tesheshi.com/