Pikëpamjet e dy partive, të cilat fituan më shumë vota në zgjedhjet e 6 tetorit, për reciprocitetin me Serbinë, janë parë nga BE si një provokim.
Zëdhënësja e Brukselit, Maja Koçijançiç raportohet se u kërkoi si Kosovës ashtu dhe Serbisë që të përmbahen nga deklaratat dhe tha se BE përsëri kishte bërë thirrje për një rifillim të shpejtë të dialogut dhe heqjen e taksave për mallrat serbe.
E, duke iu referuar deklaratave të Kurtit dhe Mustafës për reciprocitetin, ajo tha:
“Bashkimi Evropian po inkurajon si Kosovën ashtu edhe Serbinë që të ecin përpara drejt një rifillimi të plotë të bisedimeve dhe të përmbahen nga veprimet dhe deklaratat që mund të shihen si një provokim. Pozicioni ynë për tarifat e vendosura nga Kosova për mallrat nga Serbia dhe Bosnja është e qartë: Kosova duhet të heqë tarifat”, tha zëdhënësja e BE-së.
Koçijançiç nuk komentoi vonesën në formimin e qeverisë, e vetëm tha se duhet të bëhet sipas procedurave të brendshme.
Ajo kujtoi palët që do të formojnë qeverinë e ardhshme, i presin punë në fusha të tilla si rregulli i ligjit dhe zhvillimi ekonomik.
“Një qeveri e re duhet të formohet në përputhje me procedurat e brendshme. Për Kosovën dhe qeverinë e re, është e rëndësishme të punohet me përparimin në reforma, mbështetje për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror dhe sundimin e ligjit, si dhe të punohet për të rifilluar dialogun me Serbinë përmes Bashkimit Evropian”, tha Koçijançiç.
Ndërsa qeveria në largim i qëndron përbetimit se taksa për mallrat serbe do të shfuqizohet vetëm kur Beogradi ta njeh Kosovën, fituesit e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, VV dhe LDK, në pritje për të qeverisur, tashmë kanë shpallur idenë e reciprocitetin në vend të taksës.
Drejtuesi i vetëvendosjes Albin Kurti tha se një masë më e mirë sesa një taksa ishte recip rocitet i plotë, ndërsa Isa Mustafa tha se taksa nuk do të zhduket dhe se partia e tij do të zbatonte kriterin e reciprocitetit. /tesheshi.com/