Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • Të Gjitha
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

    Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

    “Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

    “Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Gjyqtarja e parë e mbuluar në Gjykatën Supreme amerikane

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

    Të falenderosh NATO-n nga Beogradi për bombardimin e Serbisë

    Kovaçevski: “Maqedonasit” në Greqi, me të drejtën e vetëvendosjes

    Kovaçevski: “Maqedonasit” në Greqi, me të drejtën e vetëvendosjes

    Seul: Zebra, tre orë në rrugë

    Seul: Zebra, tre orë në rrugë

    Kërcënimi i Trump: Nëse akuzohem….

    Kërcënimi i Trump: Nëse akuzohem….

    Vuçiç: Bombardimi i Serbisë nga NATO, për të na marrë Kosovën(!!!)

    Vuçiç: Bombardimi i Serbisë nga NATO, për të na marrë Kosovën(!!!)

  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet

Tetova si Las Vegasi: jo prej jetës luksoze, po nga numri i madh i kazinove!

Nga Te Sheshi
26/10/2015
në Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Tetova si Las Vegasi: jo prej jetës luksoze, po nga numri i madh i kazinove!

Nga Mensur Krasniqi

Tani Tetova ka një emër tjetër: Las Vegas. Jo! Nuk bëhet fjalë për ndonjë krahasim të jetës luksoze të qytetarëve të Tetovës me amerikanët e Las Vegasit, ngase ky qytet njihet si një prej atyre me varfëri të skajshme në Maqedoni.  Por ajo që e bën të ngjashëm këtë qytet me Las Vegasin janë numri i madh i kazinove në qendër të tij.

Në pjesën më frekuentuese të qytetit janë hapur njëri pas tjetrit katër kazino. Ndërsa në tërë Tetovën ka gjithsej 17 kazino. Fenomeni i përhapjes së kazinove si kërpudhat pas shiut është kthyer në një shqetësim të madh për banorët e këtij qyteti. Andaj qytetarët e Tetovës kanë zgjedhur rrjetin social Facebook që t’i paraqesin pakënaqësitë e tyre ndaj kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, duke kërkuar që ajo të ndërmarrë ndonjë aksion për mbylljen e tyre.

Kësaj kërkese të qytetarëve nuk ka ngurruar t’i përgjigjet Teuta Arifi, duke shkruar një koment në teutaa arifi ne fbFacebook, “Të nderuar, ju falënderoj për mesazhet dhe hapjen e kësaj teme. Gjithsesi, me vlerë si fillim do ishte hapja e debatit, kurse ne jemi të gatshëm të dëgjojmë vlerësimet, si dhe prioritetet e qytetarëve tanë. Ju përshëndes Teuta Arifi”.

Lidhur me këtë temë, analisti politik, dhe njëherësh banor i Tetovës, Xhelal Neziri, ka deklaruar për tesheshi.com se kazinotë janë një shqetësim serioz për shoqërinë, jo vetëm në Tetovë, por në të gjitha qytetet e vendit. Problemi është se ato janë hapur në pjesën më të frekuentuar të qytetit. Sipas tij, kumari është pjesë e ekonomisë së një vendi, por në të njëjtën kohë paraqet edhe burim të kriminalitetit, degjenerimit dhe varfërisë.

xhelal nezirii“Kjo çështje duhet rregulluar nga Parlamenti, i cili patjetër të ndryshojë ligjin për organizimin e lojërave të fatit, që kazinotë dhe sallonet e pokerit të zhvendosen në periferi të vendbanimeve. Shqipëria jonë nuk ka traditë kumari, dhe këtë nuk e kupton si argëtim, por si mundësi të një pasurimi të shpejtë. Në këtë mënyrë, shumë njerëz shkatërrojnë familjet e tyre duke luajtur kumar, në pamundësi që planet jetësore t’i realizojnë nëpërmjet punës dhe angazhimit profesional,” deklaroi Xhelal Neziri.

Andaj Neziri i fton të gjithë qytetarët të ngrenë zërin e protestës, me qëllim që ta detyrojnë Parlamentin, qeverinë dhe komunën, që së paku në këtë rast t’i mbrojnë qytetarët, e jo ata që bëjnë miliona mbi tragjeditë e tjerëve. Në të kundërt, duhet të marrin një ndëshkim të merituar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkaq, sipas gazetarit dhe qytetarit të Tetovës, Emir Hamzait, çështja e lojërave të fatit në Tetovë, konkretisht, në këtë rast, e kazinove, mund të shihet në aspektin politik në dy pikëpamje.

“E para është si mision politik edhe në këtë sferë për ta varfëruar edhe më tej shoqërinë. Nuk mundet që emir hamzainë çdo cep të qytetit ta kesh të njëjtin dizajn të objekteve me plaketa elektrike të zbukuruara që kapin vëmendjen e çdonjërit që kalon pranë tyre, dhe është e pamundur që një pjesë e të rinjve të mos futen ta provojnë fatin e tyre, kur dihet se papunësia shënon rritje,” shprehet Emir Hamzai.

E dyta, sipas tij, është aspekti etiko-moral. “Një prej objekteve të ‘kazinove’ është ndërtuar mu te qendra e studentëve, gjegjësisht te Universiteti i EJL-së (SEEU). Eshtë absurde të mos jetë menduar kjo me strategji; pse pikërisht te studentët?! Dihet qëllimi i të gjithë atyre që e kanë menduar këtë gjë! Prishja e moralit te studentët, që janë shtylla kryesore e shoqërisë. Dhe parashtrohet pyetja, si është e mundur që komuna të mos reagojë në këtë krim të organizuar social?! A është edhe pushteti katalizator i këtij organizimi?!”, pyet Hamzai.

Në bazë të një hulumtimi të realizuar nga SCOOP-i, Maqedonia është në krye të listës së vendeve evropiane sipas numrit të kazinove për banorë.

Rezultatet janë të bazuara te numri i subjekteve të licencuara juridike për zbatimin e lojërave të fatit. Nëse llogaritja bëhet në bazë të 16 filialeve dhe 59 salloneve të pokerit, atëherë rezulton se në 27 mijë qytetarë ka nga një kazino.

Ekspertët mendojnë se një shifër e tillë është humbëse për një vend ku 14% e popullsisë së vendit jeton nën kufirin prej 1.25 dollarëve në ditë, kurse rreth 70% jetojnë me 2 dollarë në ditë. Kjo do të thotë se rreth 70% e popullsisë kanë të holla vetëm për t’u ushqyer dhe për të paguar faturat e energjisë elektrike dhe ujit.

Ky boshllëk në vitet e fundit është vazhdimisht në rritje. Të dhënat e fundit për koeficientin Gini tregojnë se ai është rritur nga 39 në 43, që do të thotë se ka një boshllëk më të madh mes të pasurve dhe të varfërve, gjegjësisht se ka rritje të varfërisë në vend. /tesheshi.com/

Të ngjashmeLajme

Beteja e 14 majit me kryefjalë Shkodrën: të gjithë emrat e “luftëtarëve” të PS-së
Politikë

Beteja e 14 majit me kryefjalë Shkodrën: të gjithë emrat e “luftëtarëve” të PS-së

25/03/2023
Françesku, të tjera rregulla për “paudhësinë erotike” në Kishën Katolike
Sociale & Shoqëri

Françesku, të tjera rregulla për “paudhësinë erotike” në Kishën Katolike

25/03/2023
Diplomatët e OKB-së nuk mund ta besonin: marrëveshja e parë rrallë për ujin
Sociale & Shoqëri

Diplomatët e OKB-së nuk mund ta besonin: marrëveshja e parë rrallë për ujin

25/03/2023
Lajme të tjera
Maqedonasi rigjykohet pas 20 viteve: kishte vrarë të dashurën

Maqedonasi rigjykohet pas 20 viteve: kishte vrarë të dashurën

FOTO/Ide interesante për të shndërruar paletat në mobilie fantastike

FOTO/Ide interesante për të shndërruar paletat në mobilie fantastike

Javë e thatë për legjionarët

Javë e thatë për legjionarët

TË FUNDIT

Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

Pamje: si shpërtheu një fabrikë çokollatash në SHBA

7 orë Më parë
“Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

“Ohri”, Ish-vetëvendosësit sulmojnë Albin Kurtin

8 orë Më parë
Françesku, të tjera rregulla për “paudhësinë erotike” në Kishën Katolike

Françesku, të tjera rregulla për “paudhësinë erotike” në Kishën Katolike

8 orë Më parë
Diplomatët e OKB-së nuk mund ta besonin: marrëveshja e parë rrallë për ujin

Diplomatët e OKB-së nuk mund ta besonin: marrëveshja e parë rrallë për ujin

10 orë Më parë

NA NDIQNI!

KRYESORE

  • Kryesore
Beteja e 14 majit me kryefjalë Shkodrën: të gjithë emrat e “luftëtarëve” të PS-së

Beteja e 14 majit me kryefjalë Shkodrën: të gjithë emrat e “luftëtarëve” të PS-së

25/03/2023
Pse është mirë të hamë tre hurma në ditë?

Pse është mirë të hamë tre hurma në ditë?

25/03/2023
Vuçiç dikur përhapte ndjenja pro-ruse në Serbi, po tani?

Vuçiç dikur përhapte ndjenja pro-ruse në Serbi, po tani?

25/03/2023
Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

Le Figaro: A e ka tejkaluar ushtria kineze atë ruse?

25/03/2023

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Shadi Hamid*: A duhet të ketë peshë “Islami” në politikën e jashtme amerikane?

Nga Ing. Burim Smajli: Rasti turk e jo vetëm, pse tërmetet s’mund të amnistohen

Nga Altin Braka: Skandali i pagave në KMSh

Nga Altin Braka: S’kemi pena vëlla…(?!)

Nga Slavoj Žižek: Ana e errët e neutralitetit ndaj luftës në Ukrainë

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

Na ndiqni

Nuk ka Rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist