Pas një heshtjeje disaorëshe, ka pasuar një reagim i ashpër amerikan ndaj testit më të fundit raketor të Koresë së Veriut, ku u provua qartë shkalla e lartë e kërcënimit ndaj SHBA.
Në KS-OKB, ambasadorja Nikki Haley e tha qartë: “Tani lufta është më afër”, ndonëse siç shtoi ajo, Amerika nuk e dëshiron atë. Por nëse ndodh, theksoi Haley, regjimi i Koresë së Veriut do të shkatërrohet.
Nga ana tjetër, ishte President Trump ai që në një tubim në Missuri iu vërvit personalisht diktatorit Kim Jong-un duke e quajtur si një “kone sëmurë” apo “njeriu i vogël raketor”. /tesheshi.com/