Duke folur në ceremoninë e 104-vjetorit të betejës së Çanakalëse, aty ku turqit triumfuan mbi një aleancë të fuqishme ushtarake perëndimore, duke garantuar kësisoj mbijetesën e Turqisë si shtet pas rënies së Perandorisë Osmane, presidenti Erdogan foli ashpër për krimin monstruoz të Zelandës së Re, duke mos e quajtur si “individual”.
“Ne flasim edhe një herë nga Çanakalaja pas 104 vjetësh dhe themi se e kemi marrë mesazhin tuaj. Kuptuam se armiqësia dhe urrejtja juaj është gjallë…Ne jemi këtu, në Çanakala”
“Ne gjithashtu e kuptuam se çfarë lloj terroristi është ai që shpreh kërcënimin: ‘Ju nuk do të kaloni nga ana e Anadollit në anën evropiane’”
“Do të jemi këtu deri në Ditën e Kiametit. Stambollin nuk do të mund ta bëni Konstantinopojë”, ishin disa nga deklarimet e Erdogan.
Duke thënë se krimi i australianit Brenton Tarrant “nuk ishte një akt individual, por i organizuar”, Erdogan përcolli idenë se islamofobia nuk është një akt por një frymë, si dhe ashtu dhe sot. /tesheshi.com/