Shqipëria e mesme u shkund këtë pasdite nga lëkundje tërmeti, që siç raportohet ka qenë 5.2 ballë i shkallës rihter. Ka qenë ora 15:53 minuta sipas kohës lokale kur toka është dridhur, me një epiqendër
55 kilometra nga Tirana dhe 32 km nga Lezha. Raportime për dëme materiale apo në njerëz nuk ka.
Muaj më parë, më saktë në tetor, pati një valë tërmetesh.
Veçuan ato të një nate në jug, ku pothuajse njerëzit e kaluan jashtë pasi lëkundjet ishin të njëpasnjëshme, që nga mesnata e deri në mëngjes. /tesheshi.com/