Një qen ka marrë epitetin e heroit pasi ishte pjesë e skuadrave të shpëtimit në kërkimin e të mbijetuarve pas tërmetit shkatërrues që goditi Meksikën.
Qeni me emrin Frida, që punon për autoritetet shtetërore, ka bërë kërkime nëpër rrënojat e ndërtesave të shkatërruara, duke bërë që disa njerëz të shpëtojnë, të cilët u gjetën nga qeni.
Sipas policisë, përgjatë “karrierës” së tij, qeni ka shpëtuar 52 jetë njerëzish nëpër katastrofa të ndryshme natyrore.
Fridën e ka nderuar edhe Presidenti Angel Pena Nieto, që ka shkruar në Twitter duke lavdëruar punën e kafshës.
Mediat raportojnë se qeni ka pajisje speciale që e mbrojnë nga tymi dhe gjërat e forta. Meksika është goditur nga tërmeti prej 7.1 ballësh ditë më parë. /tesheshi.com/