Tërmet në radhët e Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jep dorëheqjen, John Boehner, lideri i mazhorancës në Kongres dhe njëkohësisht kreu i Dhomës së Përfaqësuesve.
Njeriu që ka drejtuar të gjithë kundërshtimin republikan ndaj Obamës, është larguar pas një presioni nga krahu konservator i partisë, e ashtuquajtura Tea Party, e cila bëri presion për një mocion mosbesimi ndaj Boehner për ta shkarkuar.
Boenhner bëri xhiron e botës kur ftoi Papa Françeskun për të mbajtur fjalim në Kongres, që ishte fjalimi i parë i një Pape.
Gjatë ceremonisë ai nuk i mbajti lotët nga emocioni dhe në të gjitha mediat e botës u transmetua pamja e tij që ngashërehej nga emocionet.
John Boehner, me baba gjerman dhe nënë irlandeze është një katolik, e rrallë për një republikan dhe është zgjedhur në zonën suburbane të Ohios, përkatësisht në Cinencinati dhe Dayton.
Deputeti Kevin McCarthy, numri dy i republikanëve në Kongres, që është zgjedhur në California, pritet të zërë vendin e tij si kryetar i Dhomës së Përffaqësuesve.
/tesheshi.com/