Kampioni aktual i Premier League, Manchester City, është përjashtuar nga Champions League, kompeticioni më i fortë i futbollit në Evropë për dy sezonet e ardhshme, raporton The Guardian.
Është UEFA ajo që ka marrë këtë vendim pasi ka identifikuar shkelje të rënda financiare në aspektin Fair Play.
UEFA arriti në përfundimin se Manchester City kishte raportuar në mënyrë të gabuar të ardhurat nga sponsori në dokumentet e paraqitura në lidhje me praktikat e ndershme financiare.
Përveç përjashtimit nga Liga e Kampionëve, Manhcester City do të duhet të paguajë një gjobë prej 30 milion eurosh.
Tashmë klubi ka të drejtë të ankohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv (CAS). /tesheshi.com/