Një tërmet me magnitudë 3.4 është regjistruar në Korenë e Veriut.
Ky tërmet ndodhi rreth 50 km në afërsi të një vendi ku janë kryer testime nukleare, shkruan BBC.
Më parë lëkundje të tilla janë ndjerë gjatë testimeve nukleare.
Sizmologët kinezë kanë thënë që ishte një “eksplozion i dyshimtë”, mirëpo Koreja Jugore ka deklaruar që mund të ketë ndodhur nga shkaqet natyrore.
Koreja e Veriut ka realizuar një testim masiv të armëve nukleare më 3 shtator, i cili është dënuar nga mbarë Bota. /tesheshi.com/