Pas lajmit se SHBA mund të tërheqë trupat nga Afganistani, nga Aleanca Atlantike erdhi konfirmimi se kjo nuk do ndodhë në rastin e saj.
Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungesku, tha se “angazhimi ynë është i rëndësishëm për të siguruar që Afganistani kurrë nuk do të bëhet një port për terroristët ndërkombëtarë që na kërcënojnë në shtëpi”.
Një pjesë e trupave amerikane të dislokuara në Afganistan, janë si pjesë e misionittë NATO-s për të trajnuar dhe këshilluar forcat afgane për të luftuar talebanët, ndërsa të tjerët janë të angazhuar në operacione të veçanta për të luftuar terrorizmin. Tani për tani, nuk dihet se cili mision do të ndikohet nga shkurtimet. /tesheshi.com/