Dy persona u arrestuan nga policia e Vlorës, pasi tentuan të kalojnë përmes portit një sasi prej 79 kg kanabis.
Sasia e lëndës narkotike u konstatua e fshehur në brendësi të kanatave të 9 dritareve duralumini, brenda një automjeti kamion tip ”Mercedes Benz” me targa AA 939 LK.
Në përfundim të hetimeve, specialistët për hetimin e narkotikëve kanë arrestuar në flagrancë si autorë të kësaj vepre penale shtetasit: Arben Kamberaj, 49 vjeç, dhe Irakli Myrto, 48 vjeç, të dy banues në Vlorë.
I përfshirë në këtë veprimtari rezulton të jetë edhe shtetasi R.B., (për arsye hetimi, nuk jepen më tepër të dhëna), i cili është shpallur në kërkim policor.
Në cilësinë e provës material, policia sekuestroi sasinë e lëndës narkotike si edhe automjetin kamion./tesheshi.com/