Një alarm terrorist ka ndodhur në Francë pas një përplasje të makinës së skuadrës së antiterrorizmit në Paris.
Të paktën 6 persona janë plagosur rëndë nga përplasja e makinës.
Agjencia franceze AFP thekson se ministri i Brendshëm francez, Gérard Collomb, ka mbledhur me urgjencë këshillin e Sigurisë.
Ndërkohë sot ishte në program mbledhja e Këshillit të Ministrave nga Presidenti Emmanuel Macron përpara se të shkonte në pushime.
Pallati Elyse ndodhet përballë ministrisë së Brendshme në Place Beauvau, Paris.
Deri tani nuk ka një pistë të saktë për atë që ka ndodhur, por policia bëri të ditur se asnjë nga pistat nuk është e përjashtuar duke nisur nga terrorizmi.
/tesheshi.com/