Një tentativë për sulm ndaj qeverisë në Mal të Zi ka ndodhur ditën e zgjedhjeve parlamentare.
Një grup i identifikuar me shtetësi serbe janë arrestuar nga forcat antiterror të Podgoricës pasi po përgatisnin të përgjaknin këtë ditë.
Drejtori i Policisë, Slavko Stojanoviç tha se të arrestuarit ishin të pajisur me armë, kishin planifikuar të sulmonin institucionet shtetërore, policinë dhe ndoshta zyrtarë të lartë të shtetit pas votimit.
Ata janë akuzuar për “formim të një organizate kriminale dhe terrorsite”.
Ndërkaq, policia njoftoi se në kërkim është një që cilësohet më i rrezikshmi apo koka e organizatës./tesheshi.com/