Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Zbulimi: Dritëroi nuk ka mendim të mirë për berberët, ja vargjet…

Nga Ermir Hoxha

Ditë më parë, gjatë kremtimit të 85-vjetorit të lindjes, e bija e Dritëroit, Elona Agolli, tha për  të atin e saj se ai ende nuk ishte zbuluar plotësisht; pra duke tentuar të sqarojë se vepra letrare e poetike e tij i takonte një qasjeje më të thelluar për t’ia zbuluar të gjitha dimensionet. Në fakt, kjo është diçka mëse e zakonshme tek njerëzit e letrave.

Dhe për ta thjeshtëzuar, po ofrojmë diçka që vërtet meriton të evidentohet nga krijimtaria e Dritëroit, një poezi kushtuar berberit, kësaj figure aq të pranishme në jetën e githësecilit. Dritëroi dallohet për larminë e tematikave, ku ndodh t’i thurrë vargje edhe gjërave në dukje më të rëndomta të jetës. Dhe kjo kushtuar figurës së berberit është njëra nga ato, që në fakt nuk është se ka ndonjë nam të madh. Madje as vetë bërberët me gjasë as që e dijnë se Dritëroi ka bërë një poezi për ta.

Për më tepër poezia nuk është vlerësuese, por thumbuese; dhe nuk dihet nëse ka patur ndonjë shkak real që fabula e zgjedhur të ketë qenë ajo e “përçmimit” ndaj kësaj figure. Thjesht, ai imagjinon një berber krejt tjetër, ndryshe nga ai reali, që do kishte bërë një mrekulli me leshrat që kalon një jetë ndër duar, nëse…dhe lexojeni vetë ç’thotë:

Berberi

Shumë njerëz ka qethur berberi në jetën e gjatë

Atje në floktoren e kthesës së rrugës “Naimi”

Shumë vdiqën fatmirë a të ngratë,

Shumë u vranë, u burgosën dhe jetën u mori mërgimi

 

Qethi djaj e fisnikë, kusarë e mjaft deputetë,

Dijetarë e memurë, kapterë e plot gjeneralë,

Presidentë të shkuar e të ardhshëm, dramaturgë e poetë,

kardiologë e xherahë, dentistë që shkulin dhëmbë e dhëmballë

 

Ah, nga të gjithë mullarët me koka, ç’na mbetën!

Po të bënte berberi një album me kokët e qethura,

Sigurisht do t’i hapej një nam i madh tërë jetën

Si poetit të shquar në librin me vjersha të zgjedhura:

 

“Ja, ky flok i takonte filan presidenti,

Filan presidenti që vdiq, a mbarroi i burgosur.

Këto balluke i mbante kusari i madh i qytetit,

Ndërsa ato më tutje i kishte një pusht i brengosur”.

 

Kështu do lexonim të zgjedhurat flokë si libër

Nga vetitë e prodhimit të leshit në kokat shqiptare.

Lere, lere! Berberi vërtet do bënte një Bibël

Po të kishte në kokën e tij dy-tri pare!

/tesheshi.com/  

 

 

auto pjese dak

Related posts