Temperaturat e larta që po përjetojnë vendet e Iranit, ka bërë që të shkrijë edhe asfalti në rrugë.
Agjencia meteorologjike franceze postoi në Twitter se në qytetin e Ahvaz temperatura kishte arritur në “53.7 ° C”.
Ky është një rekord absolutisht i ri dhe i pabesueshëm në Iran, se kjo ishte temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në qershor mbi Azinë kontinentale”, ka thënë agjencia meteorologjike.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se në qytetet u bë aq nxehtë sa në disa rrugë filloi të shkrinte edhe asfalti, duke tmerruar shumë qytetarë.
Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të shmangin lëvizjet në orët e nxehta të drekës./tesheshi.com/