Televizioni publik zviceran ka vlerësuar me notën më të lartë portierin Sommer që arriti të hipnotizojë Gashin e Sadikun, kurse në nivelin e lojës bën të ditur se kuqzinjtë e Shqipërisë, edhe pse me 10 lojtarë, shmangën barazimin për fare pak.
Sipas komentatorit të televizionit publik zviceran në gjuhën italiane, Silvio Reclari, skuadra e Petkoviç në pjesën e parë ka zbatuar me përpikmëri të gjitha detyrat, por më pas është çorganizuar duke rrezikuar më shumë se një herë barazimin.
Siç thekson RSI: “skuadra e de Biasit ka hyrë më e vendosur në pjesën e dytë, ndërkohë që ekipi zviceran u ka lëshuar mjaft hapësirë kuqezinjve, që kanë galvanizuar tifozët e ‘çmendur’ shqiptarë të cilët kishin ‘pushtuar’ qytetin e Lens-it”.
Ndërkaq, njeriu “anti-Shqipëri” i Petkoviçit është pikërisht ai, Valon Berhami, ose “delja e zezë” për tifozët shqiptarë.
Sipas Berhamit, i gjithë “gjumi” në pjesën e dytë, ka qenë taktikë e zgjedhur nga trajneri serb i Zvicrës për të “topitur” shqiptarët, të cilët dihej se do të sulmonin pjesën e dytë.
Berhami ka numrin 11 në bluzën e tij dhe sot është data 11 qershor.
Sipas RSI, ky numër është me fat për Zvicrën dhe i gjithë arsyetimi lidhet me një bestytni mbi Berhamin, që sipas medias zvicerane nuk e paska “gjakun e nxehtë” shqiptar.
Siç bën të ditur RSI, pikërisht prcedentët e tjerë të datës 11, kanë qenë me fat për skuadrën e kryqit të kuq
/tesheshi.com/