Përbërësit:
Miell
Vezë
Qumësht
Avokado
Proshutë
Djathë (llojin që preferoni)
Kripë, piper
Gjalpë
Përgatitja:
Bashkoni miellin, vezët, qumështin dhe shtoni aty pak kripë e piper. Mos e bëni si brumi i zakonshëm i krepave, por pak më të trashë. Piqini petë-petë, në një tigan që nuk ngjit, me pak gjalpë. Mbushini krepat me feta avokado, proshutë dhe djathin që keni zgjedhur të kombinoni me to. /tesheshi.com/