Të rinjtë e Lëvizjes Besa kanë ironizuar kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi. Të sigurt se drejtësia do ti shpallë fajtor pas aferës me rastin “Magjar Telekom” ata kanë improvizuar skena me fotografitë e Ahmetit dhe Xhaferit, ku shihen prapa hekurave të burgut.
“Ngritja e procedurave hetimore nga Prokuroria Speciale për disa nga ish funksionarët e lartë të shtetit është një prej lajmeve të shumëpritura, një dritë në tunelin e errët ku na ka futur kjo klasë politike. Moment i rëndësishëm i hetimeve nga Prokuroria Speciale është edhe rasti “Maxhar Telekom”, ku janë të përfshirë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, të cilët dyshohet se kanë marrë ryshfet në vlerë prej disa miliona eurosh”, – vlerësojnë në Forumin Rinor të Lëvizjes BESA.
“Përmes këtij aksioni simbolik, ne të rinjtë e Lëvizjes BESA kërkojmë që të hetohen këto raste dhe të tjera, që kështu të vihet në vend drejtësia, sidomos tashmë kur ka fakte publike se klasa politike e BDI-së është zhytur në krim, korrupsion dhe ryshfet”, – përfundojnë të rinjtë. /tesheshi.com/