Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Të moshuarit e rinj: rritja e jetëgjatësisë nxit kategorizim të ri të pleqërisë

by te Sheshi
04/08/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Të moshuarit e rinj: rritja e jetëgjatësisë nxit kategorizim të ri të pleqërisë

Sociologët thonë se për të shfrytëzuar më mirë jetëgjatësinë mesatare, nevojitet një kategorizim i ri i moshës.

Si e quajmë dikë që është sipër të 65-ve por ende jo i moshuar? Kjo fazë e jetës, midis kohës së punës dhe shterimit të fuqive, nuk ka ende një emër. “Jo-aktivët” mban shumë anën e vjetërsimit. “Të perënduarit” apo “ata që flenë shpejt” duken ofenduese. Ndoshta “Bufët” apo “ më të vjetrit, ata që punojnë më pak, apo ata që ende fitojnë”, do të dukeshin më afër së vërtetës?

T’i japësh emër një kategorie moshore mund të duket si një detyrë e kotë. Por fazat e jetës janë së pari konstruksione sociale dhe historia ka treguar se shfaqja e tyre mund të nxisë ndryshime të thella në shoqëri. Ndryshime të tilla duhen nëse pyetja që vjen rrotull sesi duhet përballuar rritja e jetëgjatësisë, të mund të marrë një përgjigje të përshtatshme.

Përpara viteve 1800, asnjë vend i botës nuk kishte moshë jetëgjatësie mesatare mbi 40 vjeç. Sot, nuk ka asnjë vend që të mos e ketë këtë moshë mesatare. Që nga viti 1900, jetës njerëzore i janë shtuar më shumë vite sesa gjatë pjesës tjetër të historisë të marrë së bashku, së pari duke reduktuar mortalitetin mes fëmijëve dhe së fundmi, duke zgjatur kohën e jetës. Jetëgjatësia është një prej arritjeve më të mëdha të njerëzimit.

E megjithatë, është edhe një nga kokëçarjet më të mëdha të shoqërisë. Problemi qëndron në varësinë në rritje të të moshuarve nga të rinjtë. Deri në vitin 2100, niveli i atyre që do jenë mbi 65 vjeç në krahasim me njerëzit në moshë pune, do të trefishohet. Ndërsa bota thinjet, rritja ekonomike, të ardhurat nga taksat dhe forca  e punës do të bien ndërsa rriten shpenzimet për pensionet dhe kujdesin shëndetësor. Kështu, të paktën, duken gjërat.

Por, pesimistët duket se priren të mos llogarisin një avantazh të madh. Ato vite ekstra jete janë në mënyrë dominuese, vite të shëndetshme. Pesë nga gjashtë vitet shtesë që një djalosh britanik i lindur në vitin 2015, mund të presë në jetën e tij, krahasuar vetëm me një vit për të lindurit në vitet 1990, do të jenë të shëndetshme, sipas një studimi të universitetit të Uashingtonit.

Gati të gjitha qeveritë apo kompanitë nuk arrijnë ta njohin këtë fakt, por në vend të kësaj i bashkojnë vitet shtesë të jetës në kategorinë ndëshkuese të njerëzve mbi 65-vjeç. Ky binar i mënyrës së të menduarit papritmaz shkëputet e nuk ka lidhje me botën reale. Gjithashtu, ai inkurajon politika pa fantazi, që rrisin moshën e pensionit kudo ku rritet jetëgjatësia mesatare.

Një qasje më radikale do të niste duke njohur faktin që, të paktën në vendet e pasura të botës, shumë nga të moshuarit janë ende të rinj. Në një artikull në “The Economist”, thuhet se këta njerëz duan të punojnë por me kushte më fleksibël. Ata duan të shpenzojnë para, po ashtu. Në Europën Perëndimore, njerëzit mbi të 60-tat llogariten si burim i 59 për qind të rritjes së shpenzimeve të konsumit në qytet që do të ndodhë prej tani deri në vitin 2030. Kështu thonë ekonomistët.

Deklarimi i një moshe të re, apo një faze të re në jetën e njeriut, do të ndihmonte në ndryshimin e perceptimeve. Kështu ka funksionuar edhe më parë. Koncepti i sotëm i fëmijërisë doli në shekullin e 19-të, duke hapur rrugën për ligjet në mbrojtje të fëmijëve dhe për një epokë të artë të letërsisë për fëmijë. 15-vjeçarët “e tmerrshëm” e të sikletosur ishin aty që përpara viteve 1940, por vetëm në këtë kohë të rriturit pranuan etiketimin “adoleshentë”, duke nxjerrë me këtë rast edhe lloj-lloj produktesh dhe shërbimesh, që nga çorapet e deri tek industria e muzikës.

Në vitin 1944, “Life” shkruante se “biznesmenët amerikanë, shumë prej të cilëve kanë vajza adoleshente, vetëm së fundmi kanë nisur të kuptojnë se për vajzat adoleshente mund të ngrihet një treg i madh dhe i veçantë”. Deri në mes të viteve 1960, si “Time” ashtu dhe “Neësëeek” kishin nga një kopertinë me adoleshentë.

Duke shënuar dhe deklaruar moshën e vjetër ende të re, si një fazë të dallueshme të jetës, mund të ketë efekt të ngjashëm, duke nxitur punëdhënësit dhe ligjbërësit të mendojnë ndryshe sesi mund të mbajnë aktivë këta të moshuar të rinj.

Ndërsa jeta bëhet më e gjatë, fjala “pensionim”, që literalisht do të thotë tërheqje drejt një vendi të izoluar, është vetëm keq-orintuese. Në moshën 65 vjeç, nuk je më i mbaruar, por thjesht gati për tërheqje. Kështu, ndërsa presin fazën e ardhshme, ka shumë gjëra që mund të mbulohen nga fjala “gati”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar
Gjeopolitikë

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Next Post
Nga Ermir HOXHA: Si duhet të ishte ndëshkimi për dy thika korriku të ngulura në dy zemra?

Nga Ermir HOXHA: Si duhet të ishte ndëshkimi për dy thika korriku të ngulura në dy zemra?

Prokurori Special Muller depërton në “Russia Gate”, Trump përgatit shkarkimin por Kongresi e ndalon

Prokurori Special Muller depërton në “Russia Gate”, Trump përgatit shkarkimin por Kongresi e ndalon

“Piqet” Italia: 53 gradë në Napoli, alarm për nivelin e ozonit

“Piqet” Italia: 53 gradë në Napoli, alarm për nivelin e ozonit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni