Komando femërore turke janë në pritje të detyrave të tyre të para dhe sfidave të reja pasi realizuan një trajnime torturues në Qendrën e Trajnimit të Komandave të Xhandarmërisë në Izmir.
Janë gjithsej 20 vullnetare femra që përfunduan trajnimin 20-javor, të cilin e filluan shtatorin e kaluar.
Ato kanë kaluar ushtrime të rënda psiko-fizike, gjatë të cilëve kaluan dje më shumë se dy muaj në qiell të hapur.
Ato përbëjnë grupin e parë femër të komandave të xhandarmërisë.
Njëra prej tyre, Merve Cetin tha se kishte zgjedhur t’i shërbente atdheut , por edhe për t’i treguar babait të saj se nuk kishte asnjë arsye të trishtohej që ai nuk kishte një djalë që ta dërgonte në ushtri.
“Doja t’i tregoja babait tim se thirrja ushtarake nuk ishte e rezervuar ekskluzivisht për burra, pasi dhe gratë mund ta realizonin atë me sukses të madh,” tha Cetin. /tesheshi.com/