Barcelona ka marrë një goditje të rëndë. Është Malaga që e ka mundur në Camp Nou 1:0, duke ia shkaktuar humbjen e parë këtë vit katalanasve. Juanmi shënoi në minutën 7, pas gabimit të Alvesit dhe kur u mendua se Barcelona do të rikthehet në lojë, pavarësisht rasteve të shumta, asnjë goditje nuk përfundoi në portë.
Ndërsa në Premier Ligue, Çelsi është ndalur duke në një barazim me Burnleyn në shtëpi, 1:1. Brnislav Ivanoviq shënoi golin e parë në minutën e 14-të, ndërsa barazimi erdhi nga Ben Mee që shënoi në minutën e 81-të. Humbje ka pësuar Manchester United, që u mposht nga Sëansea në udhëtim 2:1. Mysafirët i dërgoi në epërsi Ander Herrera, ndërsa rikthimin vendës e vulosën Sung-Yueng Ki dhe Gomis. Fitore shënoi Arsenali, që mundi Kristal Pallas në udhëtim 2:1 falë golave të Santi Cazorlas dhe Olivier Giroudit.
Në Bundesligë, Bajerni e ka shkatërruar në tërësi Paderbornin, duke e mposhtur atë me rezultat 6:0. Dy golat në pjesën e parë për bavarezët i shënoi Robert Leëandoëski, ndërsa në të dytën Arjen Robben, Franck Ribery, Mitchell Ëeiser e Arjen Robben, e vulosën kapitullimin e vendësve. Kështu, bavarezët ia shuan edhe ëndrrën mesfushorit kuqezinjve Alban Meha, për një gol në portën e Bajernit./tesheshi.com/