Pas një pushimi dy javor, Albin Kurti dhe Isa Mustafa u takuan sërish në një përpjekje të radhës për marrëveshje, por pamundur të konkludojnë dot. E vetmja gjë për të cilën ranë dakord ishte që të takoheshin përsëri të mërkurën.
Pas takimit të tyre në ambientet e Kuvendit të Kosovës, i cili zgjati për për më shumë se tre orë, zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa u tha gazetarëve se të dy liderët do të takoheshin përsëri të mërkurën.
Takimit midis Kurtit dhe Mustafës i parapriu një mbledhje e Kryesisë së Vetëvendosjes.
Pas këtij takimi, Kurti tha se mbledhja e kryesisë së partisë së tij ishte shtyrë për shkak të angazhimeve të tjera, por se ajo do të rifillonte të mërkurën.
Kurti shkoi të hënën në një takim me Presidentin Hashim Thaçi, pa rënë dakord për një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe për këtë arsye nuk ofroi asnjë emër për mandatim.
Thaçi i dha udhëheqësit të Vetëvendosjes se ka një afat prej 48 orësh për të emëruar një kandidat për kryeministër.
Bisedimet për një koalicion qeverisës midis VV dhe LDK janë bllokuar pasi kjo e dyta këmbënguli që, përveç Kryetarit të Kuvendit, zv/ kryeministrit të parë dhe gjysmës së qeverisë, duhet të marrë dhe postin e Presidentit të Kosovës kur Thaçit t’i skadojë mandati në pranverën e vitit 2021.
Lëvizja Vetëvendosje beson se pozicioni i Presidentit të Kosovës duhet të rinegociohet më vonë. /tesheshi.com/