Presidenti i ri i sapozgjedhur Bajram Begaj zhvilloi paraditen e së dielës një takim me ish-presidentin Moisiu, që të dy me gradën gjeneralë.
Takimi zgjati 1 orë e 30 minuta dhe u realizua në Baldushk, aty ku po qëndron ish-presidenti, raporton Euronews Albania.
Moisiu u shpreh se gjatë takimit ndanë mendime për situatën aktuale dhe përvojën e tij në drejtimin e vendit.
Ai tha se i dhuroi dy libra presidentit aktual të Republikës.
Begaj dhe Moisiu kanë të dy njohje disavjeçare ushtarake.
Siç mund të kuptohet tashmë, Begaj është zgjedhur nga mazhoranca për të qenë president, sipas modelit të Moisiut, të cilin socialistët e konsiderojnë më të mirin e presidentëve në paskomunizëm, edhe pse i propozuar nga PD e jo nga PS. /tesheshi.com/