Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri takoi kreun e Kuvendit, Ilir Meta në mjediset e kryesisë, dy ditë pas letrës së kreut të komisionit të Sigurisë, që akuzonte për komplot Doshi-Prifti.
Spartak Braho në letrën e tij drejtuar autoriteteve më të larta të shtetit dhe të sigurisë, theksonte se po përgatitet një komplot që synon destabilizimin e vendit. Sipas Brahos, ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti dhe ish-deputeti socialist,Tom Doshi kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Ilir Metës.
Vetëm një ditë më parë, spekulimet u shtuan kur kreu i Kuvendit, Ilir Meta takoi presidentin Nishani dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Bisedat e sakta të këtyre takimeve mbeten të pazbardhura me detaje, por thuhet se Meta ka ngritur shqetësimin për letrën e Brahos në takimin me Nishanin, ndërsa me takimin me Metën, mesazhi ka qenë politik për aleatin bashkëqeverisës. /tesheshi.com/