Ministri i Brendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, është takuar në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, në kuadrin e një samiti ndërkombëtar në lidhje me luftën ndaj terrorizmit. Në këtë samit, merr pjesë edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni.
Ministri Tahiri, ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në facebook, një numër fotosh të tij me Sekretarin Kerry, si dhe një konsideratë: “Me Sekretarin e Shtetit John Kerry gjate Samitit Kunder Terrorizmit. Sfida te perbashketa, pune e perbashket, rezultate te perbashketa kunder terrorizmit!’.(tesheshi.com)