Menjëherë pas arrestimit të dy vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Në një status në “Facebook”, ai shkruan se ata që vunë dorë mbi Ibrahim Bashën tashmë u arrestuan dhe do të vihen menjëherë para drejtësisë.
“Më në fund drejtësi për ty Ibrahim”, – shkruan Tahiri teksa falënderon Policinë e Shtetit dhe të gjithë qytetarët për mbështetjen që i dhanë policisë gjatë orëve të vështira për të gjithë./tesheshi.com/