Saimir Tahiri aludon se pas ngritjes së akuzave ndaj tij nga Krimet e Rënda, qëndron mpleksja e politikës me krimin. Duke i qëndruar bindjes është krejtësisht i pafajshëm, ndihur dhe nga vendimi i autoriteteve italiane që e nxorrën të tillë, ish-ministri socialist tha me ironi se po renditej pas Aldo Baresme akuzat në ngarkim.
“Akuza ishte më e rëndë se kaq, ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, vepra panel. Mendoj se pas Aldo Bares ndoshta jam i dyti me këtë akuzë. Nuk ka ndonjë surprizë të madhe.
Prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi këtë histori. Pavarësisht nxitjes që kam nga brenda, nuk dua të merrem. Dua të respektoj drejtësinë.
Do vazhdoj t’i shkoj drejtësisë deri në fund edhe duke besuar”, tha Tahiri, duke vijuar më tej: “Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë, që janë aq bashkë sa ç’është dhe Ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Mua më intereson vetëm e vërteta.
Di që ky është një proces i turpshëm, politik nga fillimi deri në fund, i komanduar. Unë jam mësuar me vështirësi dhe besoj se do ia dal edhe përballë kësaj.
Biri dhe shpirti i shenjtë nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh”, theksoi ish-ministri i Rendit. /tesheshi.com/