Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ankimuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda zgjatjen e afatit të hetimeve për të. Dhe kjo është e treta herë që ndodh. Ditë më parë, hetuesit e dosjes “Tahiri” kërkuar një tjetër tremujorësh, deri më datën 17 prill 2019, gjë ka irrituar ish-kreun e Rendit.
Tahiri dhe më parë e ka potencuar se për të është e papranueshme që te këtë një stërzgjatje hetimesh, ndërkohë që është pretenduar se ka patur prova të qarta për fajësinë e tij deri në kërkesën për burg.
Javë më parë, Tahiri u shpall i pajafshëm dhe nga Gjykata e Katanias, dhe kjo e ka vënë në pozitë superiore përballë akuzës. /tesheshi.com/