CEO i Meta-s Mark Zuckerberg planifikon të ndërtojë një sistem kompjuterik të mundësuar nga inteligjenca artificiale (AI) për kërkime shkencore të jetës që merret me studimin e qelizave njerëzore dhe sëmundjeve.
Iniciativa “Chen Zuckerberg”, të cilën ai e krijoi me gruan e tij Priscilla Chan, ka njoftuar se do të përdorë një sistem kompjuterik për të ekzekutuar modelet e inteligjencës artificiale të disponueshme hapur, raportoi Reuters.
AI është përdorur në shkencat natyrore për disa vite. Ndër platformat e njohura, AlphaFold i DeepMind mund të parashikojë strukturat e proteinave, ndërsa RadImageGAN i Nvidia, një model i AI për radiologjinë, mund të njohë një gamë të gjerë kushtesh mjekësore, duke përfshirë goditjen në tru, sulmin në zemër dhe kancerin.
Sistemi do të bazohet në grupe të dhënash nga mjeti softuer CZ Cell x Gene, si dhe në burimet e dy rrjeteve: Chen Zuckerberg Biohub Network dhe Instituti Chen Zuckerberg për Imazhe të Avancuara Biologjike, si dhe të dhëna të disponueshme publikisht. /tesheshi.com/