Arsenali fitoi Superkupën e Anglisë në përballjen me Chelsea, ndërsa gjithçka u vendos pas gjuajtjes së penalltive.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi në barazim 1-1, ku golat u shënuan nga Moses (Chelsea) dhe Kolasinac (Arsenal).
Nga gjuatja e penalltive, “topçinjtë” u treguan më të saktë duke shënuar 4 herë, ndërsa Chelsea humbi dy goditje nga pika e bardhë.
Për Chelsea dështuan Thibaut Courtois dhe Alvaro Morata dhe shënoi vetëm Cahill, ndërsa për “topçinjtë” shënuan Walcott, Monreal, Chamberlain dhe Giroud. /tesheshi.com/