Rey Manaj ka debutuar për Interin në sfidën e javës së parë ndaj Atalanatas në San Siro. Sulmuesi shqiptar u shpreh i lumtur me debutimin e tij , ndërkohë që premton edhe më shumë në ndeshjet në vijim.
“Jam i lumtur për paraqitjen por mbi te gjitha për fitoren. Luanim në San Siro, ishte ndeshje e vështirë, por në fund ia dolëm. Tani duhet të mendojme për Carpin. Jam shume i përqëndruar dhe besoj se do shfaq më të mirën e mundshme. Mund të bëja diçka më shumë edhe në këtë sfidë, por jam i kënaqur, do të shohim në ndeshjen e ardhshme”, përfundoi Manaj . /tesheshi.com/