Igor Jug, i cili dyshohet se ka drejtuar turmat në dhunën kundër deputetëve të Parlamentit maqedonas më 27 prill, do të qëndrojë edhe 30 ditë në paraburgim.
Jug doli para një gjykate, e cila i caktoi masën e sigurisë, pasi prokuroria dyshon se ai është drejtuesi i turmës që sulmoi deputetët dhe gazetarët në ambientet e Kuvendit.
Nga Prokuroria informojnë se kanë dorëzuar aktakuzën për drejtuesit e turmës, pasi kanë gjetur dëshmi të reja.
Prokuroria kërkoi 30 ditë shtesë për arrestin me burg për Igor Jug për shkak të rrezikut se ai mund të arratiset, të pengojë hetimet dhe të përsëri të kryejë vepra penele.
Drejtori i burgut të Shutkës tha se i pandehuri është marrë në pyetje në orët e paradites.
Ai është arresuar më 21 shtator, ndërsa masa e parë e arrestit kishte një afat prej 8 ditësh. /tesheshi.com/