Ministria e Brendshme afganase sapo ka lajmëruar se një makinë-bombë ka goditur në kryeqytetin e vendit një autokolonë të trupave të NATO-s.
I njëjti burim ka njoftuar se sulmi i kësaj të diele ka shkaktuar viktima, por pa dhënë sqarime të mëtejshme.
Shpërthimi vdekjeprurës u krye në një pjesë qendrore të Kabulit , ndërsa përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.
Sipas dëshmitarëve, shpërthimi ndodhi pranë një tregu, atyre rreth orës nëntë të mëngjesit. Sulmi u krye teksa po kalonte autokolona, dhe dëmtoi makinat e saj, si dhe makinat civile që gjendeshin aty afër.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet mjekësore dhe ato të sigurisë, ndërsa të plagosurit po dërgohen në spital e zona është rrethuar.
Afganistani vazhdon të jetë i mbërthyer nga trazirat edhe pasi kontrolli i plotë i sigurisë po kalon në duart e forcave afgane. Në vend ka akoma trupa perëndimore, por që janë në një mision joluftimi, në mbikëqyrje të periudhës kalimtare. /tesheshi.com/