Një burrë i armatosur me një sëpatë ka hipur në një tren në jug të Gjermanisë dhe ka sulmuar pasagjerët, duke plagosur të paktën katër persona, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.
Lajmi është raportuar nga mediat gjermane. Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme të Bavarisë bëri me dije se sulmuesi është vrarë nga ana e policisë në tentativë për ta neutralizuar. Treni rajonal po udhëtonte nga Treuchtlingen për në Wuerzburg.
14 personat e tjerë që ndodheshin në tren nuk janë plagosur nga agresori. Veç sëpatë , agresori, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur, ishte i pajisur edhe me mjete të tjera të mprehta. /tesheshi.com/