Nuk i ka shkuar aq mirë presidentit Thaçi ligjërata e mbajtur në Kolegjin UBT ku i është adresuar studentëve dhe stafit.
Ndonëse nuk e ka pritur një episod të tillë, ligjërata e tij është penguar nga një vajzë e re, e cila e ka pyetur Thaçin se “A është president i klanit Pronto?”.
Por kjo pyetje nuk i ka pëlqyer stafit të kolegjit pasi e ka përjashtuar studenten nga salla ku po mbahej ligjërata.
Thaçi para studentëve ka folur për themelimin e ushtrisë, për njohjet e reja që ka paralajmëruar se do vijnë dhe për mbajtjen e Haradinajt në Francë që e ka quajtur të padrejtë. /tesheshi.com/